Besar Halimi flet për të ardhmen e shokut të ngushtë, Emre Can

Besar Halimi flet për të ardhmen e shokut të ngushtë, Emre Can
16 prill 2018 • 13 : 31
  • Shpërndaje:

Besar Halimi, mesfushori i Kosovës, në një intervistë për “Goal.com” një nga shokët më të ngushtë të Emre Can, nuk është i sigurt nëse mesfushori do të qëndrojë te Liverpooli këtë verë.

E ardhmja e Emre Can ende nuk është zgjidhur, teksa kontrata i skadon në fund të sezonit aktual.

Raportohet se Juventusi është afër për të nënshkruar me mesfushorin e Gjermanisë, për të cilin ka një mesazh mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, që luan te Brondby IF i huazuar nga Mainz.

“Nuk e di nëse do të qëndrojë në Liverpool. Kur takohemi, nuk flasim shumë për futboll”. U shpreh Halimi.

“Shpresoj se do të marrë vendimin e duhur. Por, nuk ka rëndësi se cilën rrugë zgjedh, në fund të fundit – do të jetë më e mira për të”.

Halimi nuk është i befasuar për ngritjen e Emre Can.

“E kemi vërejtur shumë herët se Emre ka potencial dhe se do të bëhet lojtar i madh”, u shpreh Halimi për Goal, përcjell Gazeta Express.

“Deri më tani, ai është shok shumë i mirë dhe mundohemi të shpenzojmë sa më shumë kohë së bashku. Në ditët e rinis, ai kishte teknik të jashtëzakonshme dhe ishte shumë i fortë”.

“Sido që të jetë, asnjëherë se kemi menduar se Emre do të arrijë kaq larg. Por, ai e meriton sepse ka punuar shumë për t’i realizuar ëndrrat. Jam shumë i lumtur për të”.

Image

 

© zëri.info