Hoti: Haradinaj fali Rikallon, tash lë në qeveri të akuzuar të tjerë

Hoti: Haradinaj fali Rikallon, tash lë në qeveri të akuzuar të tjerë
16 prill 2018 • 11 : 00
  • Shpërndaje:

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të Kuvendin, ka kritikuar qeverinë Haradinaj për mbajtjen e ministrave të cilëve u janë ngritur aktakuza.

Hoti ka kërkuar që kryeministri Ramush Haradinaj të lirojë nga detyra ministrat që u janë ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale.

“Ne nuk mund të pajtohemi që personat me aktakuzë të jenë në krye të detyrave të tyre. Nuk mund të jenë të paanshëm derisa hetohen” , ka thënë Hoti.

Shefi i GP të LDK-së ka thënë që Haradinaj vazhdoi të ketë në përbërje që nga fillimi ministrin Nenad Rikallo, i cili akuzohej nga disa qytetarët të lagjes Dardania se i njëjti i kishte torturuar gjatë luftës.

Tutje, ai ka thënë se tash pjesë e së njëjtës Qeveri po vazhdojnë të mbesin edhe ministra tjerë që ujanë ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale.

Sipas Hotit, raporti për Kosovën që publikohet nesër nga Komisioni Evropian e në të do të reflektojnë tentativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kidnapimi i gjashtë shtetasve turq, si dhe përbërja e kabinetit nga ministra të akuzuar.

© zëri.info