Kryeministri i Bullgarisë sot në Kosovë

Kryeministri i Bullgarisë sot në Kosovë
16 prill 2018 • 08 : 02
  • Shpërndaje:

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sot do të vijë në Kosovë.

Ardhja e tij është bërë me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri bullgar do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj.

© zëri.info