De Bruyne, Salah, Kane... gjashtë të nominuarit për më të mirin në Premierligë

De Bruyne, Salah, Kane... gjashtë të nominuarit për më të mirin në Premierligë
14 prill 2018 • 14 : 07
  • Shpërndaje:

Salah, De Bruyne, Kane, Silva, Sane e De Gea – këta janë gjashtë lojtarët e nominuar për çmimin e më të mirit në Premierligë për sezonin 2017/18.

Tre lojtarë të Manchester City janë nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë për sezonin që po lëmë pas – Kevine De Bruyne, Leroy Sane dhe David Silva.

Liverpooli përfaqësohet me Mohamed Salah, Tottenham me Harry Kane si dhe Manchester United me David de Gea.

Mediat britanike raportojnë se ky çmim do të shkojë për njërin nga Salah e De Bruyne, që kanë pasur një sezon mahnitës.

 

© zëri.info