“Vjedhje? Është turp të flitet për këtë, por kur jeni më i miri – iu pengon të gjithëve”

“Vjedhje? Është turp të flitet për këtë, por kur jeni më i miri – iu pengon të gjithëve”
14 prill 2018 • 14 : 01
  • Shpërndaje:

Zidane është i zhgënjyer që vazhdon të flitet se Reali u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë ndihmës së gjyqtarit, Michael Oliver.

Juventusi përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë në “Santiago Bernabeu” dhe ishte duke fituar 3-0 deri në minutën e 92-të.

Kur u mendua se sfida do të shkojë në vazhdime, gjyqtari i takimit akordoi penallti për Real Madridin, të cilën e konkretizoi në gol Cristiano Ronaldo.

Penalltia e akorduar ka ngjallur debat në gjitha mediat botërore, ndërsa ka nga ata që thonë se :Real Madridi nuk e meritoi të kualifikohet në gjysmëfinale”.

“Është turp të flitet për vjedhje, jam shumë i zhgënjyer për atë që thuhet, jo për penalltinë, por për interpretimin. Për mua ishte dhe gjyqtari e akordoi, por nuk mund të jetë vjedhje, duhet të ndaleni”, iu drejtua Zidane gazetarëve.

“Është për të ardhur keq që flitet kështu, por kjo që po bëjmë po i shqetëson shumë njerëz dhe kur jeni më i miri, normal se të xhelozojnë. Unë do t’i mbroj të mitë, kemi bërë paraqitje fantastike, merituam të shkojmë tutje, pa asnjë dyshim”, shtoi ai.

 

© zëri.info