Atalanta dhe Gjimshiti marrin barazim në udhëtim te Marseille

Atalanta dhe Gjimshiti marrin barazim në udhëtim te Marseille

Sport May 02, 2024 - 23:08

Ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës mes Marseilles dhe Atalantas është mbyllur në barazim me rezultat 1-1.

Italianët e nisën më mirë takimin që arritën të shënon që në rastin e parë të mirë.

Ishte Gianluca Scamacca që kaloi italianët në avantazh në minutën e 11-të për 1-0.

Por vetëm pas nëntë minutash, vendasit arritën të barazimin me Chancel Mbemba për 1-1.

Të dy skuadrat kishin raste në vijim, por edhe në pjesën e dytë, por gola të tjerë nuk kishte.

Ky barazim lë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet Bergamo. /Telegrafi