Darnell Edge: Do të shërohem 100% dhe do të kthehem për finalet e play-offit

Darnell Edge: Do të shërohem 100% dhe do të kthehem për finalet e play-offit

Sport May 01, 2024 - 23:42

Basketbollisti i KB Trepçës, Darnell Egde ka folur për lëndimin ka pësuar ditë më parë.

Edge, u lëndua në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të Play-offit të Prince Caffe Superligës.

Teksa tani përmes një “Instastory” ka zbuluar se si është gjendja e tij.

Basketbollisti zbuloi që ka pësuar një dëmtim të vogël, mirëpo ai theksoi se do të shërohet 100% për t’u kthyer në parket për finalet e Play-offit.

“Për të pastruar thashethemet për të gjithë që pyesin, po, kam pasur një dëmtim të vogël ndeshjen e kaluar, por do të shërohem 100% dhe do të kthehem në parket për finalet javën e ardhshme”, ka shkruar Edge në Instagram, përcjell “Zëri”.

Kujtojmë se, Trepça tashmë ka kaluar në finalen e madhe, pasi në gjysmëfinale eliminoi KB Sigal Prishtinën Mercure, teksa atje do ta pres fituesin e ndeshjes Peja-Ylli, ku aktualisht rezultati është baras 2-2. /Zëri

 

Image