Zbulohet qëndrimi i Barcelonës për të ardhmen e Araujos

Zbulohet qëndrimi i Barcelonës për të ardhmen e Araujos

Sport May 01, 2024 - 19:40

Barcelona ka qartësuar qëndrimin e saj për të ardhmen e Ronald Araujos në klub mes interesimit nga Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu.

E ardhmja e uruguaianit te Barcelona ka qenë një temë spekulimesh për shumë kohë tani me gjigantë si Bayern Munich dhe Manchester Unitedi thuhet se janë të prirur për nënshkrimin e mbrojtësit në merkaton e ardhshme të transferimeve të verës.

 

Megjithatë, sipas “Mundo Desportivo”, gjigantët katalanas nuk po mendojnë të shesin yllin e tyre pasi planifikojnë t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re afatgjatë. 

Kontrata aktuale e Araujos me klubin është deri në fund të sezonit 2025/26.

Muajin e kaluar “ESPN” raportoi se Barça mund të konsiderojë shitjen e mbrojtësit në verë nëse ata marrin një ofertë afër 100 milion euro. Megjithatë, lojtari gjithmonë ka thënë se është i lumtur që do të vazhdojë me klubin. /Zëri