Kampionet e Kosovës përgatisin fli për 1 maj

Kampionet e Kosovës përgatisin fli për 1 maj

Sport May 01, 2024 - 17:43

Kampionet në fuqi të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, KH Istogu sot e patën ditë pikniku.

Pikërisht më 1 maj, për ditën e puntorëve ato shkuan në piknik, duke përgatitur edhe flija e ushqime të skarës.

Image

Disa ditë më parë, vashat e Istogut nuk arritën ta mbronin trofeun e Kupës së Kosovës, duke pësuar në finale nga Ferizaj.

Image

Në tri vite radhazi, Istogu e kishte fituar trofeun e Kupës së Kosovës, duke u treguar të pakonkurrencë.

Megjithatë, ato do të synojnë ta fitojnë titullin e kampionit për këtë sezon.

Image
Image