Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës?

Showbiz May 01, 2024 - 21:46

Një video është duke qarkulluar me të madhe në TikTok dhe ka të bëjë me Eglën e cila në prime-in e djeshëm u zgjodh lidere e shtëpisë.

Videoja jepte indikacione se banorët e dinin paraprakisht se ajo do të zgjidhej lidere, në bazë të asaj që tha Erjola pas përfundimit të prime-it në bisedë e sipër me banorët.

“Jeni pyet besoj në dhomë, nuk ja u bënë një pyetje?”, u thoshte Erjola banorëve të tjerë, derisa Juli reagoi duke pyetur për çka?

Ajo më pas si nën zë duket se pëshpëriti fjalët: “Për… me fitu Egla”. Pas kësaj, produksioni reagoi menjëherë kundrejt Erjolës: “Erjola kujdes mikrofonin”.

Kjo jepte indikacionin se banorët paraprakisht mund të kenë ditur se Egla do të bëhej lidere. /telegrafi