Ligji i ri i trafikut, për një muaj mbi 36 mijë gjoba

Ligji i ri i trafikut, për një muaj mbi 36 mijë gjoba

Kronika May 15, 2024 - 10:32

Për një muaj prejse ka filluar të zbatohet Ligji i ri i trafikut, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 36.427 gjoba.

Shumica e këtyre gjobave, ose 27.003 janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa si shkelje në vendin e dytë me gjobat më të larta është ajo për rripin e sigurisë, për çka janë shqiptuar 4548 gjoba, shkruan Zeri.info.

Policia thotë se me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së trafikut, Policia e Kosovës gjatë muajit të parë të implementimit të Ligjit të ri të trafikut ka ndërmarrë fushata për vetëdijesimin dhe sensibilizimit e qytetarëve në respektim të rregullave dhe kontributit të përbashkët për parandalimin e aksidenteve në trafik.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut, sepse vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në sigurinë rrugore, duke shpëtuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. /Zëri

Më poshtë mund të gjeni statistikat që janë publikuar nga Policia e Kosovës:

Image