Ishte pa patentë shoferi dhe kishte masë mbrojtëse, i konfiskohet vetura dhe gjobitet shoferi në Gjilan
Foto: Laura Hasani

Ishte pa patentë shoferi dhe kishte masë mbrojtëse, i konfiskohet vetura dhe gjobitet shoferi në Gjilan

Kronika May 02, 2024 - 11:28

I është konfiskuar përkohësisht vetura vozitësit në Gjilan, i cili e kishte të konfiskuar patentën e shoferit dhe kishte masë mbrojtëse për mosdrejtim të automjetit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 500 eurosh, si dhe pesë pikë negative.

“Njësitet patrulluese të Trafikut nga stacioni i Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në Ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij, edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse”.

“Të njëjtit sipas Nenit 246, konform Ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186, paragrafi 5, i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) eurove, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorik në afat prej gjashtë (6) muajsh, si dhe i është konfiskuar automjeti”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri