Një person theret me thikë te Liqeni i Batllavës në Orllan
Foto: Laura Hasani

Një person theret me thikë te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika May 01, 2024 - 21:38

Një person ka pësuar lëndime trupore sonte te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi që i njëjti është therur me thikë, në një përleshje ku ishin të përfshirë edhe tre persona të tjerë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,ka bërë të ditur se policia po interviston tre personat e përfshirë në këtë rast.

“Sot rreth orës  19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë)  është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, në stacion policor po intervistohen tre persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast. /Zëri