Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, pasagjerët dërgohen në spital

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, pasagjerët dërgohen në spital

Kronika May 01, 2024 - 20:28

Dy makina janë përplasur në tunelin e Kalimashit.

"Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip "Benz" me drejtuese shtetasen M. T, është  përplasur me automjetin tip "Benz",  me drejtues shtetasin A. K. Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësor", thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.