Katër të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Lupç të Podujevës

Katër të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Lupç të Podujevës

Kronika May 01, 2024 - 17:17

Katër perona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre me armë zjarri dhe një me thikë, si pasojë e një konflikti që ka ndodhur pasditen e sotme në Lupç të Podujevës. 

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit.