Serbia arreston edhe dy kosovarë

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Kronika May 01, 2024 - 11:38

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.

Mediat serbe kanë bërë të ditur se ata janë arrestuar në pikën kufitare të Shidit, pasi, siç pretendojnë ata, “zyrtarët kanë gjetur cigare të fshehura pa banderola në atë automjet”.

“Në këtë autobus, në një pjesë të fshehur, policia ka gjetur gjithsej 1.678 paketa cigare, në vlerë prej rreth 638.000 dinarësh", thonë ata, raportojnë mediat serbe.

Të arrestuarit janë shoferi R.H. (51 vjeç) dhe konduktori R.A. (40 vjeç), transmeton Zeri.info.

Po ashtu thuhet se ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente. /Zëri