Bosnjë dhe Hercegovina goditet nga një tërmet

Bosnjë dhe Hercegovina goditet nga një tërmet

Bota May 01, 2024 - 09:02

Bosnjë dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:38 minuta.

Raportohet se epiqendra ishte 20 kilometra larg Bihaqit.

Magnituda e tërmetit ishte 4.3 ballë sipas shkallës Rihter, shkruan EMSC, transmeton Klankosova.tv.

Fillimisht u raportua se ishte një magnitudë prej 4.9 ballësh të shkallës Rihter, e cila më vonë u reduktua në 4.6.

Tërmeti është ndier edhe në Kroaci, Hungari, Slloveni dhe Austri.