Incidenti në Kuvend, Kusari-Lila tregon se çka iu tha Shalës e Zybës
Aktuale
May 02, 2024 - 21:48
Sot derisa Mimoza Kusari Lila iu dha fjala për të folur në Kuvend për raportin e DASH-it, deputeti i PDK-së Ferat Shala ia bllokoi foltoren. Aty pastaj shkoi edhe deputeti Salih Zyba.
Kjo ngjalli reagimin e kryesues së seancës Saranda Bogujevci, e cila në moment kërkoi nga sigurimi që të largojë dy deputetët.
Për këtë, Kusari-Lila, the se Ferat Shala i kishte thënë se “askush nuk do të flet nëse nuk flet ai”.
“Unë i kam kërku Salihut me u ulë. Sjellja e deputetit Shala nuk është situatë që duhet me u përsërit në Kuvend. Tha nuk ka me fol kërkush nëse nuk foli unë”, ka ajo në T7.
“Saranda ka pasur të drejtë për një arsyeje sepse sa herë e drejton seancën ka zëra nga disa burra që ia kontestojnë drejtimin e seancës”, ka thënë Kusari-Lila.