Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënsit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët

Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënsit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët

Aktuale May 02, 2024 - 19:38

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka folir për zbatimin me sukses të disa projekteve që përfaqësojnë kërkesa të hershme të qytetarëve të komunës.

Një ndër projektet kyç që Peci ka vënë në dukje është transporti i nxënësve të niveleve fillor dhe të mesëm të ulët, një nevojë thelbësore për banorët e zonës.

Projekti, i cili u realizua pas një serie procedurash të prokurimit, mbulon nevojat e transportit të nxënësve nga vendbanimet përgjatë komunës drejt institucioneve arsimore.

Peci personalisht inspektoi shërbimin e transportit, bashkëudhëtoi me fëmijët nga fshati Lipë deri në Zhazhë, dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë realizim.

“Sigurimi i transportit për nxënësit që vijnë nga fshatrat në shkollat e tyre është detyrim i komunës pasi jo të gjithë kanë akses të lehtë në arsim”.

“Fakti që shumë familje përballen me vështirësi financiare e bën këtë shërbim akoma më të domosdoshëm dhe jetik për komunitetin tonë”, tha Peci.

Kjo nismë është pjesë e një projekti trevjeçar që synon të lehtësojë barrën e prindërve dhe të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësinë të përvijohet pa pengesa.

Duke adresuar një nevojë të qartë të qytetarëve dhe duke ofruar zgjidhje praktike, Komuna e Zveçanit vazhdon të përqendrohet në përmirësimin e kushteve të jetesës për të rinjtë dhe familjet e tyre.