Aksident në rrugën Pogradec - Qafë-Thanë, humb jetën një 80-vjeçar

Aksident në rrugën Pogradec - Qafë-Thanë, humb jetën një 80-vjeçar

Kronika April 29, 2024 - 08:13

Një aksident ka ndodhur në rrugën Pogradec - Qafë-Thanë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person i moshës 80-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Mëmëlisht kur një automjet që po udhëtonte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit ka humbur kontrollin duke kaluar në korsinë e kundërt të rrugës, shkruan Euronews.al.

Bëhet e ditur se ngasësi i këtij automjeti është shoqëruar në Polici për të sqaruar më tej rrethanat e këtij aksidenti.