Aksidenti me dy të vdekur në Suharekë, ndalohet për 48 orë shoferi i veturës
Drejtuesi i veturës i përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Shirokë të Suharekës është ndaluar për 48 orë.
Këtë e ka bërë të ditur Faton Aliu, drejtor i Policisë në Prizren.
Ai ka thënë se dy personat që humbën jetë në aksident kanë qenë të moshës së re, raporton telegrafi.
“Njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar. P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka konfirmuar drejtori i Policisë së Prizrenit.
Ndryshe, dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në Suharekë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës mes një motoçiklete dhe automjeti në fshatin Shirokë.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar Policia e Kosovës.