79-vjeçari vdes në Entin Special Mental në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

79-vjeçari vdes në Entin Special Mental në Ferizaj

Kronika April 28, 2024 - 19:28

Një 79-vjeçar ka vdekur në Entin Special Mental në Ferizaj, ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Zëdhënës i policisë rajonale për Ferizaj Qazim Reka, ka thënë se rasti ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:20.

“Sot rreth orës 10:20 jemi informuar se në Entin Special Mental Ferizaj, personi B.K. (79), me të meta mentale, ka vdekur në mënyrë natyrale. Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rast hetimi mbi vdekje”, ka thënë ai.