Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Aktuale April 28, 2024 - 20:30

Ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi, ka ndërruar jetë sot.

Qendra në Pejë e Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe e ka bërë të ditur lajmin.

“Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij. Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm”.

“Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë. Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë. Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi!”, thuhet në njoftim.