Sanije Krasniqi merr pozitë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të vajzave në FIFA
Sport
May 05, 2024 - 12:50
Sanije Krasniqi është emëruar në rolin e ekspertes në programin e Zhvillimit të Futbollit të Vajzave në FIFA, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përcjell "Zëri".
Sanija për 24 vjet është pjesë e futbollit në pozita të ndryshme.
Ajo ishte futbolliste e gjyqtare e suksesshme, derisa pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA udhëhoqi programin Grassroots në FFK.
Aktualisht është shefe e Departamentit të Edukimit dhe përzgjedhëse e Kombëtares U17 të vajzave.