Krasniqi pas nëntë muajsh sonte në ring, përballet me Jorge Silvan
Sport
May 04, 2024 - 10:21
Boksieri nga Kosova, Robin (Haxhi) Krasniqi, do të ngjitet sërish sonte në ring, nëntë muaj pas meçit të fundit të cilin e zhvilloi në Kosovë.
Krasniqi do të përballet me portugezin, Jorge Silva. Përballja është e planifikuar pë 10 raunde.
Meçi pritet të zhvillohet nga ora 23:00 në “Neue Sporthalle”, në Augsburg të Gjermanisë .
Meçi i takon kategorisë gjysmë të rëndë dhe nuk është i vlefshëm për ndonjë titull në boks apo kualifikim për ndonjë titull.