Një muaj paraburgim ndaj prishtinasit për blerje dhe shitje të substancave narkotike
Foto: Laura Hasani

Një muaj paraburgim ndaj prishtinasit për blerje dhe shitje të substancave narkotike

Kronika May 06, 2024 - 17:10

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R.H. për veprën penale ” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore thuhet se kjo gjykatë vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, raporton Zeri.info.

“Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur  lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim. /Zëri