Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Bota May 06, 2024 - 19:35

Hamasi ka njoftuar se ka pranuar propozimin e Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim.

Grupi militant së fundmi ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se lideri suprem Ismail Haniyeh ka telefonuar udhëheqësit e Katarit dhe Egjiptit për t’ua kumtuar lajmin.

Siç raportohet, Egjipti dhe Katari prej muajsh kanë ndërmjetësuar bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit.

Deri më tash, Izraeli nuk ka komentuar në lidhje me lajmin, shkruan skynews.

Gjithashtu, as detajet e armëpushimit nuk janë bërë të ditura.

Por çfarë do të ndodhë me ofensivën në Rafah?

Njoftimi i Hamasit vjen pasi Izraeli njoftoi një ofensivë që synonte Rafahun, qytetin më jugor të Gazës, ku strehohen më shumë se një milion palestinezë.

Udhëheqësit ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin britanik, Rishi Sunak, dhe presidentin amerikan, Joe Biden, kanë paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër një ofensive.

Por, sulmet ajrore kanë nisur në qytetin e jugut të Gazës. /Telegrafi